Një incident është raportuar sonte, në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, ku jë person 44 vjeç ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, thotë se “rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor”.
Ai shtoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, “ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.
Ndërsa, shpend Fazliu, zëdhënës në në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, deklaroi për express së në orën 21:37 në Shërbimin Emergjent, “është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar”.
Për gjendjen e viktimës, Falziu tha “aktualisht ndodhet me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor”.


















