Të shtëna me armë në Gjakovë, të plagosur dy persona

E publikuar: 10/08/2021 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë marrë plagë pas disa të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacion policor kanë shkuar nëvendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca”, ka thënë ai për Klankosova.tv.

Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes.