Të shtëna me armë gjatë festës së Fitër Bajramit në SHBA, raportohet për të plagosur

E publikuar: 10/04/2024 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një ngjarje ku po merrnin pjesë për Fitër Bajramin, në Philadelphia.

Të shtënat ndodhën jashtë një xhamie, ditën që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman.

Mediat e huaja kanë raportuar se katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur nga policia.

CBS News raporton se të shtënat filluan pas një mosmarrëveshjeje në tubim. Policia ka rrethuar vendin dhe po kërkon për prova.