Tre persona janë vrarë gjatë të shtënave në një qendër tregtare në Virxhinia, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv
Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj një ekipi televiziv të lajmeve derisa po zhvillonin një transmetim të drejtpërdrejtë nga një qendër tregtare në Virginia të SHBA-ve sot gjatë ditës, ku u vra një gazetare dhe kameramani, transmeton lajmi.net
Personi që ka shtënë me armë thuhet të jetë ende i lirë.
“WDBJ”, ka konfirmuar vrasjen e gazetarja Allison Parker dhe kameramanit Adami Ward.
Video nga vendi i ngjarjes tregon se si ekipi u sulmua në mes të raportimit.
Gazetarja po intervistonte një grua në qendrën tregtare, kur personi i armatosur filloi të shtënat.
Policia është duke vazhduar kërkimin e personit të armatosur i cili thuhet të ketë vepruar i vetëm.