Të shërohesh nga ilaçet popullore, njihuni me më të jashtëzakonshmet!

E publikuar: 15/01/2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I kemi pranë, por nuk ua dimë të gjitha vlerat e teksa kemi diçka që nuk shkon mirë me shëndetin, rrekemi të ble
jmë medikamente. Por tani jo më, sepse disa nga këshillat që ne do ju japim në këtë pjesë të parë, mund të mënjanojnë ilaçet që kanë jo rrallë dhe efekte anësore.
1. Mjalti
Mjalti prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët, sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) që të mbron nga infeksionet. Gjithashtu, hiqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen “edema” ose fryrjen, pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.
2. Garcinia Cambogia
Ekziston një bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli, që njihet në botanikë me emrin Garcinia Cambogia. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyrë pluhur. Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhe. Ne Indi përdoret për infeksione të ndryshme. Gjithashtu, është përdorur si punë çamçakëzi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Në Indi, gjithashtu përdoret si erzë në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual).
Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë.
3. Kura për ulçerën
a) Lule balsani është një nga bimët më të rëndësishme që rekomandohet për kurimin e ulçeras në stomak.
Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar
b) Përzierja e majdanozit, Gremit dhe mustaqeve të misrit.
Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj, përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.
Me këtë përzierje bëhen ilaçe, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.
4. Hudhra
Nëse keni kolesterolin e lartë, çdo mëngjes rekomandohet të përtypni gjysmë boçe hurdhe.
Nëse vuani nga mostretja e ushqimit, zieni dy boçe hurdha në 200 ml qumësht, kjo gjë u rekomandohet edhe atyre që vuajnë nga astma.
5. Hurma
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.
6. Karota
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord rregullon pastrimin e gjakut.
7. Rrepa
e kuqe
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10–15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20–25 ditësh.
9. Gjethe Hithre
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.
10. Luleshtrydhja
Është bimë shumëvjeçare më shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitamine C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallate, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.
11. Fiku
Është një frut që përmban shumë karbohidrate, albumine, yndyrë. Përdoret i freskët, i thartë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.
12. Shalqiri
Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tri kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastike. Pasi piqen, u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
13. Fara e zeze
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: Vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.
14. Qepa
Vetitë e qepës, hudhrës, qepëve të njoma dhe preshit, njiheshin që në kohën e Hipokratit, gjithashtu përdoreshin tek egjiptianët. Sot njihen nga mjekësia moderne për efektet kundër sëmundjeve të kancerit të stomakut, të kancerit të zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës etj. Në mjekësinë popullore përdoret qepa e shtypur ose për kollën e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriale dhe ndihmon në qarkullimin e pastrimin gjakut. Për t’u përmendur janë edhe të gjitha llojet e lakrave, lakra e bardhe, brokoli, lakra e kuqe, lulelakra, të cilat kanë të njëjtat veti si qepa dhe hudhra në luftimin e sëmundjeve kanceroze dhe uljen e kolesterolit ose yndyrnave në gjak.
15. Rrepa
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.
16. Lakra
Edhe pse mungon në tryezën amerikane, kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë, ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një mase të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës, të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është, e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes, apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.
17. Gujava
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e paktë të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant, i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal, si asnjë prodhim tjetër bimor, përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt, 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendet tek një banane.
18. Lakra zvicerane
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate, të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
19. Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në bote, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
20. Purslana
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës, i cili është shume i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant, i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
21. Shega
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në dite, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për vitaminën C. Kështu, ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
22. Farat e frutave
Arrat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë, të cilët reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak, e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.