Ramush Haradinaj thotë se dy ditë më parë përkujtuam njërën prej betejave më të lavdishme për lirinë e Kosovës, Betejen e Koshares.
“Sot e kujtojmë Heroin e saj, Agim Ramadanin. Ai ishte luftetar, ishte artist, ishte shkrimtar. Të rrallë janë trimat si Agim Ramadani, që e kishin kuptuar aq thellë konceptin e lirisë”.
“Ai dha gjithçka për të, deri në ditën kur ra heroikisht te Rrasa e Zogut, ndërkaq ne sot e kemi për detyrë të rrimë pa frymë përballë heroizmit dhe lavdisë së tij!”.
“Kosova sot duhet të jetë e denjë për konceptin e lirisë së Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë! Duhet të jetë e denjë për Jetonin, Edonin dhe Laurinën, që sot rriten edhe me lavdinë e babës”.
“Lavdi Agim Ramadanit!”.




























