Një grup i adoleshentëve nga Serbia kanë marrë pjesë në një kamp trajnimi për ‘patriotizëm ushtarak’ në Rusi, ka bërë të ditur organizata e veteranëve të Serbisë.
Sipas Balkan Insight, qëllimi i këtij kampi ishte që të rinjtë serbë të mësojnë ‘histori e kulturë kombëtare e shpirtërore’, si dhe të mbanin trajnime për përdorimin e armëve.
Kampi që është paraqitur në fotografitë më poshtë, është mbajtur nga 15 deri më 22 shtator në një lokacion të quajtur Pavlovsky Posad, rreth 70 kilometra në lindje të Moskës, kryeqytetit të Rusisë.
Kjo nuk është hera e parë që mbahen kampe të tilla ku të rinjtë mësojnë të përdorin armët dhe trajnohen nga veteranët e ushtrisë serbe që kanë marrë pjesë në luftërat e Ballkanit. /gazetametro.net

























