Të rinjtë kosovarë nuk u besojnë politikanëve (VIDEO)

E publikuar: 15/01/2017 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikanët e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë arsye të fortë që ta arrijnë besimin e të rinjve apo t’u besohet në fjalën e dhënë, vlerësojnë disa të rinj të Kosovës.

Ata thonë se kanë pak besim në udhëheqësit politikë të vendit, pasi që thonë se premtimet që janë dhënë prej tyre, nuk janë realizuar.

Në rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë e anketuar thonë se për aq sa mbajnë mend, deri më tash premtimet e politikanëve nuk janë realizuar dhe për sa i përket përmirësimit të jetës për të rinjtë, politikanët nuk kanë treguar ndonjë angazhim që do të mund të përmendej puna e tyre. Këto, sipas tyre, edhe janë ndër arsyet e mosbesimit që kanë ndaj politikanëve në Kosovë.