Të paktën 25 amerikanë u vranë në Izrael, thotë Blinken

E publikuar: 12/10/2023 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i amerikanëve të vdekurve në Izrael është rritur në të paktën 25 persona, tha të enjten Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Në mënyrë tragjike, numri i jetëve të pafajshme të marra nga sulmet e tmerrshme të Hamasit vazhdon të rritet. Midis tyre, ne tani e dimë se të paktën 25 qytetarë amerikanë u vranë”, tha Blinken në Tel Aviv, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të mërkurën, Departamenti i Shtetit konfirmoi vdekjen e të paktën 22 amerikanëve.