Të pafajshmit e Kumanovës dalin nga burgu duke bërë shqiponjën me duar (Video)

E publikuar: 07/11/2017 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit presin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre.
Gjykata Penale ka dorëzuar vendimet në burgun e Shutkës dhe gjatë ditës pritet që institucioni ndëshkues t’i hap dyert e hekurta për katër personat e liruar nga akuza.

Familjarët thonë se periudha 2 vite e gjysmë sa familjarët e tyre kanë qenë të akuzuar, ka qenë e vështirë për ta. Sipas tyre, pas lirimit fillon një jetë e re për familjet e tyre.