Të dashur Pogragjasë,
Vendasi ynë i vogël, Elvis Shaban Haqifi 5 vjeq, ka muaj që po përballet me një smundje të rënd… Ai aktualisht në mbështetje materiale të Ministrisë së Shëndetsisë së Republikës së Kosovës është në trajtim intensiv në një Spital të spezializuar në Turqi.
Tani që mjekimi ka kaluar fazën e parë, Elvisit i duhët të qëndroj atje për mjekime të mëtutjeshme, varësisht nga ecuria e shërimit edhe nga gjashtë deri në dymbdhjetë muajët e ardhëshëm.
Pra familjes i duhet të siguroj akomodimin, një kosto kjo që përafërsisht sillet rreth 1000Euro në muaj..

Ministria përkatëse ka marrë përsipër mjekimin, por jo edhe qëndrimin, prandaj Shabani e ka të pamundur që vet ta përballoj këtë kosto, ai tani ka nevoj edhe për mbështetjen tonë!!!
Ju ftojmë të gjithë juve Pogragjasë të nderuar, që bashkarisht ta ndihmojmë Shabanin, në mënyrë që Elvisit të vogël t’i krijojmë mundësin e qëndrimit atje për sa kohë që ka nevoj t’i kryej të gjitha procedurat e mjekimit, me shpresën e madhe që ta kaloj me sukses të plotë këtë sfidë të rënd dhe të kthehet shëndosh në Vendlindje!
Për grumbullimin e shumës së nevojshme, Kryesia e Shoqatës „Pogragja“ ka përcaktuar që më datë 29.10.2017 nga ora 11.00 deri ora16.00 në Möwenpick, Würenlos, të bëjë pranimin e mjeteve nga të gjithë ju që keni vullnetin të ndihmoni. Ndësa të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë në Pogragjë, këtë mund ta bëjnë pranë Koordinatorit të Shoqatës sonë z. Muhamet Islami, Tel.045534302
Zotohemi gjithashtu se grumbullimi, por edhe dorëzimi i mjeteve do bëhet me transparencën më të lartë të mundshme!
Në emër te familjes ne paraprakisht ju falenderojmë për kontributet tuaja!
Me respekt të veçantë!!!
Kryesia e Shoqatës „Pogragja“
Për informata të tjera drejtohuni në numrat e më poshtëm:
0795429093
0763385475
0764412405

















