Armela Hyseni dhe Damiano Agalliu ishin një nga çiftet që shkaktuan shumë polemika brenda edicionit të dashurisë, por me sa duket lidhja e tyre nuk ishte e thënë të zgjaste.
Edhe pse ndarja u shoqërua me ‘thumba’ virtualë duket se mes tyre ka mbetur ende simpati.
Armela ka uruar Damianon për hapin e tij të parë në muzikë. Pasi publikoi këngën e tij ‘Dashnia’, duket se Armela është një nga fanset e tij si këngëtar.
Armela ka postuar këngën e Damianos duke shkruar: “Urime. Ja dole”.
Para pak kohësh u hamendësua se kjo këngë mund të ishte dedikim për të, por Damiano hodhi poshtë të gjithë zërat dyshues. /Gazeta Express/


















