Të miturit që dyshohen për vrasjen e Aulon Zekës, mbesin në paraburgim

E publikuar: 25/09/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017, transmeton Indeksonline.

Të miturit në fjalë, Guxim Hadri dhe Riga Gosalci, dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “ Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.

Të miturit në fjalë dyshohet të kenë kryer vrasjen në drejtim të 16 vjeçarit, Aulon Zeka, i cili u gjet i vdekur në afërsi të shkollës ‘Model’ në Prishtinë.