Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklarim për gazetarë, ka folur për seancën për formimin e qeverisë. Ajo ka thënë se do të ftohet me kohë dhe do të respektohen afatet kushtetuese.
“Siç e dini ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që ajo do të ftohet me kohë qe të respektohen afatet kushtetuese për formimin e qeverisë, kurse në anën tjetër nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati, dhe pastaj është në duart e deputetëve dhe partive se çka diskutojnë, këto janë procese në të cilat s’kam ndërhyrë më parë e nuk mund të ndërhyj as tash”, tha ajo.
Osmani shtoi se ka pasur shpresë që seanca do të ftohet më herët.
“Sa i përket ftesës ka qenë optimizëm i imi, si duket të tjetër nuk e kanë pasur të njëjtin optimizëm. Kam pasur shpresë që do të ftohet më herët, bazuar në bisedat që kemi pasur.” – tha ajo.

















