Një çift i moshuar, të martuar prej më shumë se 60 vitesh, vdiqën brenda gjysmë ore, në të njëjtën dhomë dhe i mbajtën dorën njëri-tjetrit në minutat e fundit të jetës
Në 31 korrik, July Henry dhe Jeanette De Lange ndërruan jetë në azilin e Dakotës së Jugut (SHBA), pas 63 vitesh martesë dhe 5 fëmijëve së bashku.
87-vjeçarja e cila vuante nga Alzajmeri vdiq e para, ndërsa 86-vjeçari, një veteran lufte i cili vuante nga kanceri në prostatë, e ndoqi partneren e tij 20 minuta më pas.
Një nga djemtë e çiftit, tha se familja e ka parë këtë ngjarje si një “akt të bukur të dashurisë dhe mëshirës së Zotit”.
“Nuk mund të lutesh për diçka të tillë për prindërit e tu, pasi duket keq, por është shumë e bukur. Ishte shumë e ëmbël”, thotë Lee De Lange.