Platforma Gati.al, fituese e çmimit ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards, do të prezantohet përpara një publiku të përzgjedhur ditën e Marte me datë 19 Qershor ora 17:30.
Gati.al është Platforme Dixhitale “work on demand” – funksionon si një urë lidhëse ndërmjet individëve/kompanive që kërkojnë shërbime dhe profesionistëve/ekipeve/kompanive që ofrojnë shërbime.
Gjithashtu, ajo u shërben të gjithë nxënësve apo studentëve që mbarojnë një shkollë profesionale apo studime në degë specifike.
Deri më sot, Gati.al i shërben tregut shqiptar të kërkuesve të shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve me 2626 profesionistë dhe ekipe profesionistësh të verifikuar, të cilët ofrojnë shërbime në 217 profesione.
Axhenda
- 17:30 – 18:00 – Pritja
- 18:00 – 19:00 – Prezantimi i Gati.al
Aktiviteti do të realizohet në parkimin nëntokësor të Sheshit ‘Skënderbej’.
Themeluesi i platformës, Julian Demeti ka kryer studimet universitare e pasuniversitare për Marketing në universitetin New York Tirana.
Ai drejton kompaninë Albanian Business Partner e specializuar ne fushat e Branding, Web&Mobile Applications si dhe Software dhe së fundmi ka themeluar startupin Gati.al.
Në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit garuan Dardan Mehmeti, me Platformën edukative “Parashkollori”, Arjanit Pajaziti, me platformën Trafiku Urban ne Prishtinë dhe Julian Demeti me Gati.al.
Ky i fundit rrëmbeu çmimin duke u kororëzuar në mesin e shtatë projekteve më të suksesshme të vitit në garën mbarëkombëtare Albanian ICT Awards. /PCWorld Albanian