Të kujt janë veturat e shtrenjta që vozisin femrat e njohura në Kosovë?

E publikuar: 18/10/2015 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë shohim çdo ditë e më shumë vajza të bukura duke vozitur vetura të shtrenjta dhe komode.

Shumica prej tyre që ngasin këto vetura janë femra të njohura për publikun. Nëse shikohet prejardhja e pasurisë së tyre, shumica nuk e kanë mundësitë për të pasur një veturë të tillë! Por nëse shikohen leja e qarkullimit, veturat kanë emra krejt të tjerë,. Një burim nga policia, i ka thënë “Kosovares” se shumica e veturave që ngasin këto vajza në leje qarkullimin e tyre kanë emra të figurave të njohura nga fusha e biznesit, politikës dhe fushave të tjera të Kosovës.

Sipas këtij burimi, sa herë që këto vazja ndalohen nga policia dhe pyetën se kujt i përket vetura, ato kanë përgjigje të njëjta: “ I dajës; djalit të halles, tezakut etj.”. Siç merr vesh “Kosovarja”, këto vajza vozisin këto vetura deri atëherë kur ato janë nën “diktatin” e poseduesve të veturave.

Jo rrallë herë, veturat që janë vozitur nga vajzat e njohura në vendin tonë, pas prishjes së raporteve janë djegur nga “daja” apo “tezaku” i tyre./ Kosovarja/