A do të kërkohet dorëheqja e Isa Mustafës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së?

E publikuar: 23/07/2017 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm që të mblidhet të martën e javës së ardhshme.

Mësohet se në rënd të ditës së kësaj mbledhjeje do të jenë dy pika të specifikuara, pos asaj ku mund të hapen tema të ndryshme.

Pika e parë ka të bëjë me vlerësimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa e dyta konsiston në përgatitjet për zgjedhje lokale.

Anëtarë të këtij trupi i kanë thënë gazetës AktivPpress se gjatë mbledhjes pritet të kërkohet llogari nga strukturat drejtuese të partisë, përkatësisht nga lideri Isa Mustafa, për humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare.

LDK, dikur si partia më e madhe në vend, në zgjedhjet e 11 qershorit u rangua në vendin e tretë.

“Në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ka pakënaqësi me gjendjen në të cilën ka rënë partia. Është shumë e pritshme që dikush nga ta të kërkoj edhe dorëheqjen e Mustafës”, ka thënë për AktivPress njëri prej anëtarëve të këtij këshilli.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë më herët ka përquar një mesazh për ata që tregohen kritikë.