KOSANA
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.
Sipas Klinikës Infektive 4 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi:
Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si
• 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.
(Raporti: Klinika Infektive, Autor: Dr. Sadije Namani)