Të hënën paraqitja e parë e Thaçit para Gjykatës Speciale

E publikuar: 06/11/2020 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.

“Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim”, thuhet nw komunikatwn e Dhomave tw Specializuara.