Të hënën, më 2 nëntor seanca e radhës

E publikuar: 27/10/2015 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet të hënën, më 2 nëntor.
Ajo pritet të filloj në orën 10:00.

Kështu ka deklaruar ai pas mbledhjes së kryesisë, e ndër të tjera tha se Presidenti i Austrisë nuk do t’i drejtohet Kuvendit për shkak të situatës.

Po ashtu, sipas tij, edhe komisionari Hahn ka shprehur dëshirën që në muajin e ardhshëm t’i drejtohet seancës, por nuk e dinë se s do të mundet.

“Puna e Kuvendit do të jetë e pandalshëm”, tha ai.

I pyetur për masat për të zhvilluar seancën, ka thënë se kryesia do të marr vendim në bazë të rregullores dhe se këtë duhet ta respektojë të gjithë.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësi institucionale për ato veprime që kanë ndodhë. Deputetët kanë kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që të mos dërgohen në seanca ku nuk ka kushte. Nuk ka as gaz lotsjellës e as shishe e as bombola që më ndalin në rrugën për të kryer përgjegjësitë e mia”, tha Veseli./ lajmi.net