Një kopshtar kishte vendosur të jetonte në natyrë, gjegjësisht në një pyll, kur u largua nga shtëpia e tij – sepse ai ishte ngopur me gruan e tij.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Malcolm Applegate, 62 vjeç, i cili u larguan nga gruaja e tij “kontrolluese” në Farnborough, Hampshire, dhjetë vjet më parë.
Ai u largua fshehurazi nga familja e tij kur orët e gjata të punës e zemëruan gruan e tij – por kopshtari tani doli nga “fshehja”.
Por tani Malcolm është transferuar një strehë për njerëzit e pastrehë – për të jetuar, punuar dhe ‘rindërtuar jetën’, në Greenwich, në jug të Londrës.
Ai tha: “E kam dashur punën dhe unë ende dua për tu kujdesur për kopshtin – derisa u martova, kur jeta ime filloi të bëhej e mërzitshme. Sa më shumë që punoja, gruaja ime më hidhërohej – ajo nuk pëlqente që të isha jashtë shtëpisë për periudha të gjata kohore”.
Pas largimit, Malcolm u vendos në një ‘pyll të dendur’ pranë Kingston, në jug-perëndim të Londrës, ndërsa punonte në kopshte në një qendër komunitare për të moshuarit.
Malcolm, i cili kontaktoi bashkëshorten e tij për ta njoftuar se nuk kishte vdekur, kishte humbur kontaktin me motrën e tij gjatë dhjetë viteve – dhe kishte frikë se ai ishte i vdekur para se të ribashkohej me të kur ai “gjeti një shtëpi të re”.
Malcolm tani edhe punon aty duke bërë një sërë punësh dhe përdor kohën e tij të lirë për të mbledhur para për bamirësi për të pastrehët në zonë. /Telegrafi/