Të gjithë punonjësit në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 do të marrin bonuse, nuk mjafton vetëm falënderimi, ka thënë Guvernatori i Nju Jorkut

E publikuar: 21/04/2020 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NEW YORK, NY – MARCH 2: New York state Gov. Andrew Cuomo speaks during a news conference on the first confirmed case of COVID-19 in New York on March 2, 2020 in New York City. A female health worker in her 30s who had traveled in Iran contracted the virus and is now isolated at home with symptoms of COVID-19, but is not in serious condition. Cuomo said in a statement that the patient “has been in a controlled situation since arriving to New York.” (Photo by David Dee Delgado/Getty Images)

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka paralajmëruar se të gjithë të punësuarit në linjën e parë mbrojtëse nga coronavirusi do të marrin bonuse, pasi që sipas tij, për gjithçka që ata janë duke bërë nuk mjafton një falënderim, dhe se një gjë e tillë do të praktikohet edhe në pjesë tjera të SHBA-ve.

Punonjësit shëndetësorë, ata të metrosë, transportit publik, punonjësit në marketet ushqimore dhe të gjithë të tjerët në linjën e parë, do të marrin 50 për qind bonuse për atë çfarë janë duke bërë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë po u themi se keni bërë një punë të shkëlqyer, punonjës shëndetësor keni bërë dhe vazhdoni të bëni punë të shkëlqyer, ndërsa policëve po u themi vazhdimisht – jeni heronjtë tanë”, ka shtuar Cuomo duke pranuar se nuk mjafton vetëm kaq.

“Është e vërtetë që janë, është mirë të dëgjosh fjalë të bukura, por duhet shpërblyer edhe për punën e tyre të palodhshme. Ata janë njerëzit që po na shpëtojnë dhe nxjerrin nga kjo krizë që ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar guvernatori i Nju Jorkut, ku në këtë vend deri më tani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 253 mijë persona dhe 18.600 tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/