Të gjithë maturantët do të pajisen me diplomë të shkollës së mesme

23.02.2016 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të gjithë maturantët do të pajisen me diplomë të shkollës së mesme

Të gjithë maturantët të cilët do t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës në vitin 2016 do të pajisen me diplomë të shkollës së mesme. Ndërsa, vetëm ata që e arrijnë kalueshmërinë prej 40 për qind të pikëve, do të kenë të drejtë të aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë për shkollim të mëtutjeshëm.

Një gjë e tillë është vendosur me Ligjin e ri për Maturën Shtetërore, bëri të ditur për Kosovapress, kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës (KSHM), Azem Guri.

“Ligji i Provimit të Maturës është miratuar në Kuvendin e Kosovës në fund të dhjetorit dhe ky ligj është tashmë i publikuar në gazetën zyrtare që me këtë ligj të Provimit të Maturës Shtetërore ka disa risi nga ligji i kaluar. Që do të thotë se maturanti në gjimnaz me rastin e përfundimit të klasës së 12 me sukses pozitiv pajiset me diplomë, njëkohësisht kjo vlen edhe për shkollat e mesme profesionale, por shkollat e mesme profesionale e kanë edhe provimin e brendshëm që do të thotë iu nënshtrohen shkollat e mesme profesionale edhe këtë rast edhe ato pajisen me diplomë”, tha Guri.

Por, nëse maturantët planifikojnë që të aplikojnë në universitete, sipas Gurit, duhet t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës që nënkupton se në provimin duhet kaluar pragu prej 40 për qind i kalueshmërisë.

Guri ka theksuar se KSHM i ka bërë të gjitha përgatitjet, derisa ka shtuar se ndryshim tjetër këtë vit është edhe numri i pyetjeve në provim.

“Mund të them se ndryshim kemi edhe në numrin e pyetjeve. Nuk është siç ka qenë herën e kaluar, do të thotë 120 pyetje në lëndët obligative siç janë gjuha amtare dhe gjuha e huaj, kemi ndryshime të pyetjeve në përbërje dhe në format edhe kjo është risi. Sipas ligjit të ri është e paraparë që deri më 31 mars të këtij viti të nxirren të gjitha aktet normative që nënkupton Udhëzimet Administrative për implementimin e ligjit të ri”, u shpreh Guri.

Guri u shpreh se në përfundim të përgatitjes është edhe fletëpalosja e cila parasheh pjesë të mbajtjes së provimit shtetëror të Maturës, data të provimit, formulimit të pyetjeve varësisht prej lëndëve apo lëmie, etj.

Mirëpo, Guri nuk ka treguar se kur do të jenë datat e mbajtjes së këtij provimi.

“Ne i kemi paraparë datat por meqë tash pritet ministri të merr vendim për arsye se ministri i bënë datat publike dhe shumë shpejt do të jenë publike këto data rreth mbajtjes së provimit shtetëror. Jo se është ndonjë sekret por i kemi harmonizuar edhe me provimet e testit kombëtar të arritshmërisë së klasave të 9-ta se ne e kemi edhe këtë dhe i kryen një divizion që është Divizioni për Vlerësim dhe Standarde dhe i kemi harmonizuar dhe shumë shpejt do të bëhen publike datat e Provimit Shtetëror të Maturës”, ka thënë Guri.

Po ashtu, sipas Azem Gurit, MASHT nuk ka vendos ende për pagesën e provimit.

Ai është shprehur se Ligji i ri nuk parasheh asgjë rreth pagesës dhe ka shtuar se një gjë e tillë mbetet që të caktohet nga organet e MASHT-it, edhe pse, sipas Gurit synimet janë që të mos ketë fare pagesë, por se një gjë e tillë pritet të vendoset më vonë.

“Ne nuk kemi vendos akoma, megjithëse ligji i ri nuk specifikon, në njëfarë forme janë të liruar por nuk specifikon diçka të tillë dhe kështu nuk është vendos diçka e tillë. Do ta analizojmë, por sipas ligjit nuk përcaktohet a të ketë pagesë a mos të ketë pagesë kështu që kjo çështje jetë hapur dhe faktikisht orientimet janë që të mos ketë pagesë për Provimin Shtetëror të Maturës, do të thotë se ligji nuk obligon që të ketë ndonjë pagesë”, ka deklaruar ai.

Këtë vit, provimit shtetëror të maturës pritet t’i nënshtrohen rreth 28 mijë nxënës dhe rreth 6 mijë që kanë mbetur nga vitet e kaluara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin