Bota e futbollit është shokuar nga goli i dytë i Cristiano Ronaldos në sfidën ndaj Juventusit të zhvilluar në Torino të Italisë.
Ronaldo shënoi dy gola në këtë takim, por vëmendjen rrëmbeu goli i dytë.
Portugezi interceptoi një krosim të ulët nga Dani Carvajal duke realizuar një shkëputje akrobatike për të realizuar me gërshërë një gol spektakolar i cili shtangu Gianluigi Buffonin.
Momenti i golit të përfolur, Foto: Getty Images
Ky gol mahniti të pranishmit në stadium, ku Ronaldo u duartrokit nga tifozët italianë.
Megjithatë, edhe pse kjo formë e golit është e rallë për Ronaldon, për Messin nuk është ndonjë problem aspak.
Superylli argjentinas realizoi gola të tillë plot pesë herë në karrierën e tij duke dëshmuar se shkëputjet akrobatike dhe golat me gërshërë janë mjaft prezente në “menynë e tij”.
Së pari ai ka shënuar gol me gërshërë ndaj Al Saddit në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Botës për Klube.
Më pas tjetër gol ai ka realizuar ndaj Chivas Guadalajaras duke befasuar edhe fizikantët.
Messi gola të tillë realizoie dhe në La Liga. Ai e bëri këtë edhe ndaj Sevillas dhe Atletico Madridit.
Ndërsa, perla të tilla nuk munguan as në miqësore si ndaj Sampdorias ku e tronditi portierin kundërshtar në kuadër të një ndeshje për trofeun Joan Gamper.
Nga shumë ajo që Ronaldo bëri dje mund të mos konsiderohet e jashtëzakonshme, vëmë theks të veçantë te adhuruesit e Messit të cilët mund të pretendojnë se superylli argjentinas shpesh ka ditur të realizojë perla të tilla. /Telegrafi/
















