‘Të gjithë fajtor, vetëm ai jo’ – Tjetër dramë nga Petrovci: S’kam ofenduar askënd, u keqintpretua dhe përgojua intervista

E publikuar: 29/03/2024 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Të gjithë fajtor, vetëm ai jo’ – Tjetër dramë nga Petrovci: S’kam ofenduar askënd, u keqintpretua dhe përgojua intervista

Aktori i Enver Petrovci ditë më parë lëshoi një deklaratë ofenduese për ish-krerët e shtetit dhe për UÇK-në, në një emision të Adelina Ismajli.

Petrovci ka reaguar me një shkrim të gjatë në Facebook-un e tij, ku nuk ka kërkuar falje, megjithatë ai ka shkruar përsëri se “disa s’do të përfundonin në krye të shtetit po të mos ishte lufta”.

“Nuk kam hezituar asnjëherë t’a them mendimin tim të lirë, të pastër dhe të sinqertë në asnjë intervistë që kam dhënë nëpër media. Ka mundësi që në ndonjë prononcim mund të jem keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Por gjithashtu ka ndodhur shpesh që ndonjë fjali të hiqet nga i tërë konteksti i mendimit, dhe kështu të keqintpretohet dhe përgojohet intervista. Me qëllim apo pa qëllim, e dijnë ata vet.”

“Kështu ndodhi edhe në intervistën me Adelinën I. Po, kam thënë se disa nuk do të përfundonin në krye të shtetit po të mos ishte lufta. Dhe kjo është e vërtetë, ashtu si nuk do të ishte Titoja ai që u bë, por do të mbetej një mekanik, (pjesë e hequr nga intervista) siç edhe ishte, po të mos ndodhte lufta e dytë botërore. Disa njerëz i bie koha, e disa puna. Si do që të jetë, më vjen keq për ata që u ndien keq me përmendjen e profesionit të mësuesit apo bodyguardit.” – ka shkruar Petrovci në Facebook.

Tutje Petrovci ka thënë se ushtarët e vërtet të UÇ-së nuk janë ndjerë të ofenduar, por sipas tij janë në të njëjtin mendim me të.

“Dhe e githë kjo, solli një vërshim fyerjesh, etiketimesh, njollosjesh e linçim gjysëmkolektiv në mediat e portalet tona. Nuk ndihem i goditur, sepse e vërteta është në anën time dhe qëndroj prapa saj me gjithë kapacitetin tim njerëzor, edukativ dhe intelektual. Qenka vallë jo njerëzore të mos e them një të vërtetë? Jam i sigurt se ushtarët e vërtetë të UÇK-së, nuk janë të ofenduar, të them më saktë se janë të një mendimi me mua.” – ka shkruar ai ndër të tjera.