“Të gjithë bashkë do t’ia dalim”, Noizy performon këngën zyrtare të fushatës së PS krah Edi Ramës

E publikuar: 12/04/2025 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në çeljen zyrtare të fushatës së Partisë Socialiste që u zhvillua sot në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këngën e betejës elektorale, të kënduar nga reperi i njohur Noizy. Rama e ka ftuar Noizyn të performojë këngën, duke theksuar se ky është momenti i shqiptarëve për të ecur përpara dhe se nuk do të kthehen më pas. ​

“Kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai ditë të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj që të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji i thash hajde se unë do të ngelem vetëm me zërin tim dhe ja ku është këtu”, tha Rama mes te tjerash.

Kjo këngë pritet të shoqërojë fushatën elektorale të PS-së, duke u përdorur në aktivitete dhe promovime të ndryshme.