Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e tetë me radhë, gjatë së cilës janë miratuar një numër vendimesh të propozuara nga ministrat.
E drejtuar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhje u miratua vendimi për emërimin e drejtorëve në Bordin Drejtues të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Telekomi i Kosovës Sh. A., në këtë përbërje.
Lexo Edhe:
Kurti dhe Mehaj takohen me komandantin e KFOR-it
Bordi i Telekomit të Kosovës do të ketë këtë përbërje:
Shpetim Dobra, kryesues;
Reklamë
Sajmije Thaçi;
Mimoza Vila;
Florina Jerliu;
Agim Muqaj;
Remzi Kelmendi;
Bordi Drejtues i Drejtorëve të emëruar sipas këtij vendimi i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për Ndërmarrje Publike dhe shërbejnë me mandat tre vjeçar.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Plotësimi dhe ndryshimi eviton të metat dhe problemet e hasura në praktikë lidhur me zhvillimin e procedurës, përkatësisht lidhur me shqiptimin e suspendimit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë është miratuar vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës në përbërje:
Albert Zogaj, kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës anëtare Drita Rexha;
Valbona Disha, anëtare e komisionit, pyetëse në lëndën E drejta penale (material procedural), zëvendës anëtar Afrim Shala;
Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës anëtare Edije Sezairi;
Halide Reka, anëtare e komisionit, pyetëse në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës anëtar Hajrip Krasniqi; dhe
Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe e drejta administrative, zëvendës anëtar Nenad Lazic.
Vendimi do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Qeveria ka themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “për mobilitetin në punë” të nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Grupi Punues do të ketë këtë përbërje:
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme –kryesues;
Përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit – anëtar;
Përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve; dhe
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Grupi Punues është obliguar që brenda 30 ditëve të identifikojë, përpilojë, harmonizojë të gjitha aktet, anekset dhe kërkesat që dalin nga marrëveshja në fjalë me qëllim të zbatimit të plotë të marrëveshjes.
Në mbledhjen e sotme me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar është themeluar Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike për vlerësimin, përzgjedhjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve për investime strategjike, në këtë përbërje:
Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kryesuese;
Hekuran Murati, Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
Liburn Aliu, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;
Faton Peci, Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
Artane Rizvanolli, Ministre në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare;
Elbert Krasniqi, Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
Kryetari i Komunës në të cilën realizohet investimi strategjik, anëtar;
Ministri i Ministrisë në të cilën realizohet investimi strategjik, anëtar;
Sami Istrefi, Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, anëtar.
Sipas fushës, nevojës dhe rrethanave, Komisioni mund të thërras në takime edhe ministrin, organe tjera shtetërore dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Qeveria ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin për masat e zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021. Sipas plotësimit dhe ndryshimit shfuqizohen të gjitha pikat e këtij vendimi për të cilat nuk ka pasur ndarje dhe alokime të mjeteve buxhetore, me vendime të veçanta. Vendimi nuk prek zbatimin e masave për të cilat janë ndarë mjetet dhe ka filluar zbatimi i tyre.