Nga Kimete Berisha
Te Ura, te Ura!
- Jo, s’hapet Ura e Ibrit.
Albin Kurti me Sali Zyben u kundërpërgjigjen: - Po, po, hapet.
- Ura është e hapur, anipse duket e mbyllur.
Se, po të mos ishte e hapur Ura, si do të mund të shkonte Peci në Ujman për t’u rrezitur nën tytat e armëve, me hullahopke të kuqe,
Si do të kishte shkuar kryeministri Kurti në Leposaviç për t’i inaguruar dy nevojtore, nëse Ura e Ibrit do të ishte ‘e mbyllur’!
Rruga i bie kah mëhallla e boshnjakëve, që është njësoj…rruga për të shkuar në Veri nuk është e mbyllur, as nuk ka qenë kaherë.
- Veç në Ujman, se në anën serbe të Trepçës askush nuk po shkon, se nxehtë.
- Veç nëse Albin Kurti çel hotele, se nuk ke ku të shkosh në Veri, përveç në varreza, për Bajram.
Shtëpitë e banesat i kanë shitur shqiptarët, i kanë blerë serbët me paret e qeverisë serbe. - Të gjitha sukseset e Albin Kurtit në Veri janë bomba të kurdisura, sepse janë suksese fallse, të paqëndrueshme.
- Këto ‘suksese’ i ka arritur ‘me lejen’ e Vuçiqit, i cili u ka dhënë urdhër serbëve të Veriut të heshtin deri në një urdhër tjetër.
Siguria në Veri varet nga heshtja e serbëve!
- Njëri i Vetëvendosjes, Golala, i ka thënë sot Amerikës ‘mos i digjni urat’, sepse sipas tij ‘Amerika dëshiron ta djeg Urën e Ibrit’.
- Por, edhe nëse do të digjej Ura e Ibrit….anipse është prej hekuri….o Zot o Zot!
- Ne që jemi rritur në Veriun e Mitrovicës, neve na shkojnë flokët përpjetë sa herë e shohim që dikush nga perëndimi i Kosovës (që as luftën s’e ka përjetuar), mërzitet për Urën Tonë.
- Ende nuk dihet se a e ka pranuar Amerika këshillën e deputetit Golala, që mos ta djeg Urën e Ibrit.
- Ura e Ibrit është taktika kryesore e Albin Kurtit për t’i fituar zgjedhjet. Ai e di se hapja e Urës së Ibrit nuk varet prej tij, prandaj vazhdimisht thërret për hapjen e Urës së Ibrit, sepse e di se nuk e dëgjon kush.
Ky gjithmonë ka kërkuar diçka që e ka ditur se nuk bëhet.
Si do ta hapësh Urën, pa u përballur me ushtarët e KFOR-it që e ruajnë me pushkë!
Po luan me ndjenjat e mërgimtarëve të flaktë për Urën e Ibrit!
- Gjatë qeverisjes Kurti është ndërtuar një urë – tri metra e gjatë. Nuk është ndërtuar asnjë rrugë.
Është duke u ndërtuar fakulteti i matematikës – një ndërtesë king-kong, për dy studentë të matematikës. - Se ky është tip teorik, që në praktikë nuk e hà pazari.
- Ka merak të bëhet baba i shqiparëve, dhe patriotizmi që ai promovon është urrejtja ndaj armiqve… ose që t’i mund serbët.
Atdhedashuri për të është ‘urrejtja për armikun’, e jo dashuria për vendin e vet. - Si e deshti ky Kosovën gjatë katër viteve qeverisje, përveç duke e urryer armikun.
E, ku është ajo farë dashurie?
- Ka dështuar!
I pasuroi të pasurit, të varfërit i varfëroi, e ka zhdukur klasën e mesme dhe ka krijuar raste sociale.
Kosova është bërë ferr për njerëzit që nuk prostituohen politikisht!
Për njerëzit e ndershëm s’ka vend
- Që nga viti 2020 ne kurrë më dritë nuk kemi parë.
- Na ka varfëruar dhe na ka demoralizuar.
- I gjuan paret e shtetit si xhevahirët para derrave.
Bën masraf me pare të shtetit, duke krijuar elita të rrejshme dhe duke financuar projekte fantome. - Për shembull, dokufestit ia dha gati 300 mijë euro për ta çelur festivalin me filmin amerikan të xhiruar para 60-të viteve (që e kemi parë) që bën fjalë për luftën e ftohtë – Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb” , të regjisorit Stanley Kubrick.
- Edhe?
- Çfarë kreativiteti është ky që kushton kaq shtrenjtë!
- Është zero…
Dokufesti ka zgjedhur moton e madhe konspirative, që e përdori Hitleri ‘New Order’, që do të thotë: një sistem i ri qeverisës, totalitar, sistem i kontrollit politik dhe ekonomik dhe i organizimit shoqëror.
- Mos po ta qet ty, Dokufesti?
Se kështu ndodh gjjthmonë, ‘buka jote të vret’!
- Vetëvendosja është kundër datës 26 (për mbajtjen e zgjedhjeve), për shkak se Memli Krasniqi e ka ditëlindjen më 25 janar (nuk e kemi këqyr për pak), kështu, zgjedhjet më 26 janar do të dukeshin pastaj si një dhuratë për ditëindjen e Memli Krasniqin.
P.S. Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe