Ky mund të jetë një prej shkëmbinjve më të fotografuar e më të njohur në të gjithë botën. Kjo për shkak se shumë i madh është numri i njerëzve që e vizitojnë këtë vend dhe bëjnë fotot pafund e më pas i hedhin ne rrjetet sociale.
Një çift, si shumë të tjerë, ka realizuar fotografi marramendëse, që të bëjnë të mendosh se të rinjtë janë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ata që i shohin imazhet me siguri që do të tmerrohen, por kjo ndodh vetëm me hedh shikimin e parë.
Në imazhe duken të rinj që varen në shkëmb në një lartësi shumë të madhe, ku poshtë duket oqeani, por nuk është ashtu siç duket.
Fotot janë thjesht mjeshtëri sa i takon gjetjes së këndit të shkrepjes, pasi lartësia e vërtetë nuk i kalon 2 metër nga toka. Vendi në fjalë është në brigjet e oqeanit Atlantik rreth 1 orë larg nga Rio De Zhaneiro.
Për më tepër, shikojini me radhë fotot artistike të publikuara nga Daily Mail që fshehin lartësinë dhe ato që shfaqin të vërtetën.