Me 22 gusht në Korçë pritet të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, si pjesë e festës së birrës e cila mbahet çdo vit.
Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve”.
E për dallim prej atyre që kanë dal kundër ftesës për të, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.
Në profilin e artistit serb në Instagram, ku është bërë njoftimi për blerjen e biletave dje, pati komente të ndryshme.
Një shqiptare ia ka shprehur edhe dashurinë.
“Të dua Goran”, ka qenë komenti i saj.
Ndërkohë, shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i kanë thënë se nuk ‘je i mirëseardhur’