“Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duhet të shënojnë progres”

E publikuar: 15/12/2016 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim në Tiranë kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Meta është shprehur gjatë takimit se më i rëndësishëm se rezultati i zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor është stabiliteti i Maqedonisë.

Në një njoftim zyrtar nga Kuvendi i Shqipërisë bëhet e ditur se Meta nënvizoi se Maqedonia duhet të ecë përpara në rrugën e stabilitetit, të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe njëkohësisht përparimit të proceseve integruese, si anëtarësimi në NATO edhe në BE.

Kryetari i Kuvendit deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duhet të shënojnë një progres shumë më të dukshëm e më të prekshëm, përmes një zbatimi sa më real e më konkret edhe të vetë Marrëveshjes së Ohrit.