Mediet maqedonase raportojnë se personat e dorëzuar janë nga Kosova. Ky informacion, megjithatë nuk është konfirmuar as nga autoritetet zyrtare të Maqedonisë e as nga ato të Kosovës.
Ajo që dihet është se 27 personat e dorëzuar nuk kanë qenë të uniformuar e as me armë gjatë aktit të vetëdorëzimit.
Kjo e vë në dyshim faktin, nëse të dorëzuarit kanë qenë pjesë e grupit të armatosur.