Te Dheu i Bardhë kolona deri në 120 metra, pritjet deri në një orë

E publikuar: 18/07/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se në dy pikë kalimet kufitare në Kosovë, atë te Dheu i Bardhë, dhe në Merdare janë shkaktuar kolona.

Sipas njoftimit në pikë kalimin kufitar Te dheu i bardhë kolonat në hyrje janë deri në 120 metra, ndërsa në dalje deri në 15 metra.

Kurse te pikë kalimi kufitar në Merdare kolonat janë deri në 100 metra në hyrje.

Ndërsa sipas kësaj qendre pritjet në pikë kalimin te Dheu i Bardhë në hyrje janë deri në një orë, kurse në Merdare deri në 20 minuta.