Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një infografikë të INPO’s për kontratat sipas procedurës pa publikim të njoftimit për kontratë. Sipas kësaj organizate, gjatë periudhës janar- mars 2024 në nivel vendi janë lidhur 1528 kontrata përmes procedurave të prokurimit publik, prej tyre 208 janë lidhur pa publikimin e njoftimit.
Bajrami i ka thënë Kurtit t’i pyesë qytetarët se si ndihen për kontratat sekrete dhe ka ftuar Prokurorinë Speciale të veprojë urgjentisht.
I bëj thirrje Prokurorisë Speciale që këtë fenomen ta trajtojë urgjentisht dhe ta ndalojë abuzimin me paranë publike. Kurti le t’i pyet qytetarët se si ndihen ata kur shohin faktet se ministrat e Kurtit i kanë ndarë plot 240 milionë euro me shokë e dashamirë duke shkelë rëndë Ligjin e Prokurimit Publik.”
Ajo ka shtuar se nënshkrimi i 108 kontratave përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vlera e të cilave kapë shumën mbi 30 milionë euro përbën: “abuzim me paranë publike, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe deformim të konkurrencës së lirë në treg”.
“Të trija këto vepra janë vepra të rënda korruptive për të cilat aketrët e përfshirë duhet të mbahën përgjegjës.”