Të dashurohesh pas një miku

E publikuar: 15/07/2015 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mos vallë miqësia dhe dashuria mes një burri dhe një gruaje janë marrëdhënie që rrjedhin paralelisht dhe të destinuara për të mos u kryqëzuar kurrë? Ja si mund ta përballoni situatën nëse ju ndodh diçka e tillë.

Ndodh që miku i ngushtë të bëhet diçka më shumë për ju. Por përse femrat bien pikërisht në dashuri me shokët e zemrës? Mos vallë ndikojnë besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok? Ndoshta ka shumë arsye, por më kryesorja është që mund të mbështeteni në çdo moment tek ai.

Me të mund të flasësh për gjithçka pa pasur frikë se mund të gjykohesh. Por para se të vendosni t’i flisni hapur për dashurinë, në fillim duhet të kuptoni nëse ndjenja juaj është e sinqertë. Heshtja mund të prishë gjithçka, t’ua prishë marrëdhënien. Ndoshta nga e gjithë kjo mund të lindë një dashuri, ose në rast të kundërt do ta vazhdoni shoqërinë me një peshë me të lehtë në stomak.

Ndodhi pikërisht atëherë kur nuk e prisje. Mes një besimi reciprok, një përqafimi të dashur, një komplimenti që del nga thellësia e shpirtit, duke ndriçuar papritur një ndjenjë për të cilën nuk ishit shumë e qartë. Pastaj vlerësimi reciprok dhe besimi bënë të vetën, kështu si pa e kuptuar ke rënë në dashuri me mikun më të mirë dhe e keqja është se nuk mund të kthehesh më pas. Të mbetet vetëm të rezistosh e të përballesh me situatën e ndërlikuar.

Rrugët e dashurisë janë të pafundme, por ka nga ato që fshehin kurthe dashurie më shumë se të tjerat. Miqësia midis burrit dhe gruas është shpesh një rrëshqitje e butë drejt një marrëdhënieje tjetër. Kjo ndodh sepse keni mundësi që të kaloni më shumë kohë me një person tjetër pa u kufizuar, pa pasur frikë se mund të ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme, të bindur se miqësia ka kode të ndryshme nga dashuria dhe ndodh që të mos biesh në grackën e kësaj të fundit.

Por me sa duket gabohemi! Liria u jep mundësinë personaliteteve dhe karaktereve të zbulohen gradualisht, pa qenë e nevojshme të kalohet nëpërmes etapave standarde, secila me hapa të përcaktuar dhe të detyruar.