Të artat e Kosovës!

E publikuar: 07/04/2017 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmbyer medaljet e arta në Antalya Grand Prix.

Gjakova, që garon në kategorinë 57 kilogramë, në finale e mposhti xhudisten izraelite, Timna Nelson Levy.

Ndërsa në kategorinë deri 52 kilogramë, të artën e fitoi xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila në finale e mposhti izraeliten Gili Cohen.