Në tre mujorin e dytë të këtij viti Google raportoi rritje të të ardhurave me 21% në 26.01 miliard dollar falë rritjes së biznesit të reklamimit.
Fitimi i kompanisë ishte 3.52 miliard dollar një rënie e ndjeshme krahasuar me tre mujorin e parë si rezultat i gjobës së Komisionit Evropian.
Pavarësisht aktiviteteve të ndryshme ku është përfshirë Google, një segment në veçanti gjeneron të ardhura kolosale, dhe është biznesi i reklamimit.
Ky biznes gjeneroi 22.67 miliard dollar gjatë kësaj periudhe duke zënë 87% të të ardhurave kryesore të kompanisë.
Këtë vit pritet që biznesi i reklamimit të gjenerojë 90 miliard dollar, duke u bërë kompania më e madhe në botë e reklamimit.
Siç e tregon infografiku i paraqitur, të ardhura nga reklamimi vitin e kaluar ishin 79.4 miliard dollar duke kaluar shpenzimet në reklamim të çdo vendi të botës me përjashtim të SHBA.
Në 2016-ën Google zinte 44% të të ardhurave nga reklamimi online në mbarë botën. /PCWorld Albanian