Të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit lirohen nga paraburgimi

E publikuar: 04/06/2022 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e sotme gjyqësore, tre të akuzuarve u është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ata, që 44 muaj ishin në paraburgim. E vrasja e njërit prej avokatëve të rastit para pak ditësh në Mitrovicë, bëri që seanca e planifikuar për të premten të shtyhet në një ditë tjerë.

Gjyqtari: Gjykata të akuzuarve do tua zëvendësojë të akuzuarve masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe atë për faktin se procesi gjyqësor është proces i gjerë dhe përmban në vete procedimin e shumë provave, dëshmitarëve, raporton RTK.

Ky vendim i trupit gjykues në rastin e vrasjes se politikanit serb, Oliver Ivanoviq, solli gëzim për tre të akuzuarit që tash e 44 muaj ishin në paraburgim.

Këtë vendim e ka mirëpritur avokati i rastit, Musa Damati.