
Gjykata Themelore e Ferizajt ka shpallur aktgjykim dënues për katër të akuzuar për grabitje, duke i dënuar ata me burgim dhe gjobë. Xh.S. u dënua me 10 vjet burg dhe 3,000 euro gjobë, Sh.R. me 8 vjet burg dhe 1,000 euro gjobë, M.B. me 6 vjet burg dhe 500 euro gjobë, dhe F.G. me 3 vjet burg dhe 500 euro gjobë.
Të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B. iu vazhduan masat e paraburgimit deri në formën e prerë të aktgjykimit.
Prokurori tërhoqi disa akuza gjatë gjykimit, ndërsa të pandehurit kanë të drejtë të ankohën brenda 30 ditësh.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve: Xh.S., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sh.R., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
M.B., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
F.G., për shkak të veprave penale: ndihmë në kryerjen e veprës penale grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues I kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, Konform nenin 76 të KPRK-së, të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., F.G., i shpalli fajtor dhe të njëjtit i gjykoi për veprën penale të përshkruara si më lartë, të pandehurit Xh.S., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro; të pandehurit Sh.R., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro; M.B., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro; F.G., i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro;
Gjithashtu për të pandehurit Xh.S., M.B., për veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe për të pandehurit B.K., dhe A.B., për veprën penale dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) është Refuzuar akuza të aktakuzës pasi që prokurori i shtetit në fjalë përfundimtare është tërhequr nga ndjekja penale.
Të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B., i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.