Reperja e njohur Tayna ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe solidarizimin e saj me viktimat e tërmetit në Durrësit
Por, ajo në emisionin NIN në Klan Kosova ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë e grumbulluara nga koncerti i saj i ardhshëm për familjen Abazi e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.
“Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregojë për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet shumë të mira. Po dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”.
Ajo ka bërë apel te të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë familjen Abazi pas humbjes së dy djemve të saj të cilët pas vetes kanë lënë edhe fëmijë.
Tayna ka thënë po ashtu se e ka zemrën e thyer nga kjo gjendje e vështirë në Shqipëri, por në anën tjetër tha po ndjehet mirë se shqiptarët janë bërë bashkë dhe po e ndihmojnë Shqipërinë.
GAZETAEXPRESS