Autoritetet nga Taxhikistani e kanë arrestuar një burrë, gruaja e të cilit kishte kryer vetëvrasje
Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit të kaluar pas shumë diskutimeve rreth virgjërisë së gruas së ndjerë.
Zyrtarët e gjykatës në Taxhikistan, kanë thënë se Zafar Pirov, 24 vjeçar është akuzuar për nxitje të gruas së tij për të bërë vetëvrasje.
Në rast se vlerësohet i fajshëm për akuzat, ai mund të dënohet me tetë vite burgim.
Rajabbi Khurshed, 18 vjeçare, ka bërë vetëvrasje pas 40 ditësh që ishte martuar meqë burri i saj e akuzonte se ajo nuk ishte e virgjër.
Marrëdhëniet seksuale paramartesore janë temë tabu në shoqërinë e Taxhikistanit.
Sipas familjes së Khurshed, e ndjera ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga burri i saj, dhe “nuk ka mundur ta vazhdojë jetën më tutje”, përcjell REL.
Familja e saj ka shtuar se Rajabbi është bërë viktimë e “shpifjes dhe dhunës”.