Taulant Xhaka ka bërë të ditur se vëllai i tij Graniti Xhaka, kishte shumë dëshirë të ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Shqipëri, por që obligimet me përfaqësuesen e Zvicrës ia mohuan një gjë të tillë.
“Graniti ka ndeshje me Zvicrën dhe nuk ka mundur të vijë. Por do të na shikoj nga grumbullimi me Zvicrën. Ai kishte shumë dëshirë që të ishte prezentë në stadium për këtë ndeshje shumë të veçantë për shqiptarët, por obligimet me Zvicrën nuk ia lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Xhaka.