Tata Martino jep dorëheqjen nga Argjentina

E publikuar: 05/07/2016 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gerardo Martino jep dorëheqjen nga stoli i përfaqësueses së Argjentinës. Pas një takimi që pati me drejtuesit e federatës së futbollit, trajneri 53-vjecar vendosi të largohet nga stoli i kombëtares albiceleste. Vendimi i Tata Martinos vjen vetëm pak ditë pasi Lionel Messi komunikoi tërheqjen nga ekipi përfaqësues, ndërkohë që në orët e fundit edhe babai i Sergio Agueros ka kërcuanuar se nëse ylli i Barcelonës nuk rikthehet te Argjentina edhe djali i tij do t’i japë lamtumirën kombëtares. Përfundon pas 2 vjetësh me dy finale të humbura ndaj Kilit në Kupën e Amerikës, aventura e Tata Martinos në stolin e La Selecion.

Largimi i trajnerit 53-vjecar nuk duhej në këto momente sepse pas një muaji Argjentina U-23 do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Rio 2016, ku do të ketë përbërje lojtarë si Luciano Vietto apo Angel Correa. Përpara se të merrte vendimin për të dhënë dorëheqjen, Gerardo Martino pati një takim me zëvendëspresidentin e federatës argjentinase, Claudio Tapia ku i shprehu këtij të fundit problemet që kishte hasur për të shpallur listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Argjentinën në Lojërat Olimpike, dhe gjatë kësaj mbledhjeje vendosi të jepte dorëheqjen.