Aplikacionet të cilët po integrojnë përmbajtjet e tyre në Instagram po shtohen dita ditës.
Sot Shazam, tashmë në pronësinë e gjigandit të iPhone, prezantoi një veçori ku përdoruesit mund të identifikojnë një këngë e më pas ta shpërndajnë në Instagram Stories.
Për ta bërë këtë mjafton të hapni aplikacionin Shazam për të identifikuar një këngë dhe më pas të klikoni butonin e shpërndarjes.
Instagram do të shfaqet si opsion nëse keni versionet më të fundit të dy aplikacioneve.
Kopertina e albumit të këngës së bashku me një buton për ta dëgjuar në Shazam do të postohen në Instagram.
Shazam tha se funksioni do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në iOS ndërsa në Android së shpejti.
Blerjen e aplikacionit Apple e finalizoi në Shtator. Një funksion të ngjashëm ofroi pak ditë më parë edhe SoundCloud. /PCWorld Albanian