Tashmë edhe në Shqipëri konkurs për tranvestitin më të bukur!

E publikuar: 12/12/2017 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është fjala për për një spektakël të quajtur “Miss Trans Albania” në të cilin do të sfilojnë tranvestitë e transeksualë dhe do të konkurrojnë për të fituar çmimin si më e bukura.

Përfaqsuesit e LGBT- së kanë filluar të promovojnë  eventin duke premtuar se do të ketë performanca të shkëlqyera. Xheni Karaj, një aktiviste e komunitetit LGBT në Shqipëri, me anë të një statusi në Facebook , ju ka bërë thirrje vajzave që nëse kanë fustane që nuk ju duhen më,  t’i dhurojnë për spektaklin “Miss Trans”.
“Thirrje për gocat e Facebook: Nëse keni tualete dhe fustane që nuk ju duhen, ju lutem na i dhuroni pasi po organizojmë Miss Trans”, ka shkruar ajo./In Tv/