Targa “F1” ka pasur një jetë interesante. Ka qenë rreth e rrotull për 114 vjet, ku u regjistrua për herë të parë në një 15-kuajsh fuqi, Panhard Levassor në vitin 1904.
Gjithsesi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Këshilli i Qytetit të Essex e kishte në pronësi targën deri në vitin 2008, kur, pas 104 vjetësh, i ishte shitur Afzal Kahn-it nga Kahn Design Ltd.
Çmimi për të cilin Kahn kishte paguar ishte rreth 375 mijë funte, i cili u konvertua në rreth 880,000 dollarë në atë kohë.
Siç thuhet më tej, Kahn ka në pronësi targën për dhjetë vitet e fundit, por tani duket se është gati të “ndahet” me të.
Por ai ka një kusht – dikush që dëshiron të jetë pronar i saj duhet të jetë i gatshëm të paguajë hiq më pak se 20 milionë dollarë. /Telegrafi/