Youtube më në fund ka rregulluar problemin që ndalonte të shikohen videot në të gjitha vendet e botës
Deri tani në Kosovë e kemi pasur problem të shikojmë shumicën e videoklipeve nga artistët e huaj në Youtube.
Ndër ta ka qenë i bllokuar edhe kanali i Rita Orës në Vevo dhe videoklipet e videot që publikonte artsitja shqiptare ka qenë e pamundur të shihen nga ne pa ndonjë aplikacion të instaluar.
Tani, përveç të gjitha videove të Ritës, mund të shikojmë videoklipet e të gjithë artistëve tjerë pa problem, transmeton Lajmi.net.
Kjo është kënga e fundit e Ritës me Chris Brown ‘Body on me’ të cilën mund ta shikoni postuar nga kanali zyrtar i Ritës: