Tani Manolas mund të largohet kush paguan 37 milionë euro

E publikuar: 29/11/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kostas Manolas ka arritur marrëveshje të re me Romën dhe klauzola e tij e lirimit është 37 milionë euro. 

Sipas asaj që shkruan Pagine Romaniste, Manolas do të ketë rritje të pagës në 2.8 milionë euro, ndërsa me bonuse mund të arrijë 3.5 milionë euro.

Kontrata e re do të ketë klauzolën e lirimit me 37 milionë euro dhe kjo do të jetë   e mundshme vetëm për klubet italiane.

Lojtari është kërkuar nga shumë klube në verë me Juventusin dhe Interin që kryesonin garën.

Manolas kishte refuzuar kalimin te Zenit St Petersburg, pasi ai donte të ishte zëvendësues i Leonardo Bonuccit te Juventusi.

Greku është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A. /Telegrafi/