“Tallje me qytetarët”, Çitaku reagon për profilet e reja të Hazhiut: Fokus te rrjetet sociale, jo te kriza ekonomike

E publikuar: 07/04/2026 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka hapur profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, duke synuar siç thuhet në njoftim të sigurojë vazhdimësinë e komunikimit me qytetarët.

Në reagimin e saj Çitaku deklaron se “punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet”.

Reagimi i saj i plotë:

Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Tëitter-it po bëni beteja?

Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale.

Po punë e madhe kush e ka Facebook-un.

Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet.

Këto janë hallet.